Qalaj: Fatkeqësi e vendit që po shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Qalaj: Fatkeqësi e vendit që po shkojmë në zgjedhje

Më: 4 maj 2026 Në ora: 18:37
Rashit Qalaj

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi.

Qalaj tha po ashtu se dëmtimi i institucioneve të vendit, sipas tij, ka qenë prioritet i pushtetit aktual.

“Është një fatkeqësi e vendit që po shkojmë në zgjedhje, edhe pse ndoshta mund të jetë fat që po shkojmë në zgjedhje të reja.

Mirëpo jo vetëm instrumentalizimi i institucioneve të vendit, institucioneve të sigurisë, por i gjithë institucioneve që ka ky vend, dëmtimit të të gjitha atyre, ka qenë një nga prioritetet e kësaj qeverie, që është keq”, tha Qalaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat