Kryetari i Këshillit Organizativ të festimit të ditëlindjes së 621-vjetorit të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Basri Beka, i ka falënderuar të gjithë ata që në çfarëdo forme u bënë pjesë e këtij manifestimi.
“Falënderoj secilin qytetar, sponsor, artist, aktivist, veteran, bashkëpunëtor dhe çdo shqiptar që është bërë pjesë e këtij organizimi dhe ka kontribuar në suksesin e tij”, shkroi Beka, një ditë pas shënimit të kësaj date me aktivitete të ndryshme nga Organizata “Shqiptaria” së bashku me mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e saj.
Duke pohuar se të qenit në krye të organizimeve në nderim të Gjergjit të Madh ka qenë dhe mbetet një privilegj i veçantë, por edhe një përgjegjësi e madhe kombëtare e morale, ai shfaqi shpresën që me përkushtimin të ketë përmbushur detyrimet dhe besimin që i është dhënë në këtë rrugëtim, “duke kontribuar që kjo ngjarje tashmë tradicionale të ruajë madhështinë, dinjitetin dhe frymën kombëtare që meriton figura e Skënderbeut”.
Reagimi:
Tash e tri vite kam nderin të jem Kryetar i Këshillit Organizativ të festimit të ditëlindjes së Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, organizim ky i realizuar nga Organizata “Shqiptaria” së bashku me mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e saj.
Për mua, të jem në krye të organizimeve në nderim të Gjergjit të Madh ka qenë dhe mbetet një privilegj i veçantë, por edhe një përgjegjësi e madhe kombëtare e morale.
Shpresoj që me përkushtimin tim të kem përmbushur detyrimet dhe besimin që më është dhënë në këtë rrugëtim, duke kontribuar që kjo ngjarje tashmë tradicionale të ruajë madhështinë, dinjitetin dhe frymën kombëtare që meriton figura e Skënderbeut.
Falënderoj secilin qytetar, sponsor, artist, aktivist, veteran, bashkëpunëtor dhe çdo shqiptar që është bërë pjesë e këtij organizimi dhe ka kontribuar në suksesin e tij.
Lavdi e përjetshme Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
“Lavdi e përjetshme Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!”, e përfundoi Beka postimin e tij.