Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.
Kurti do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”.
Kjo konferencë do të mbahet në Schloss Bensberg.
Ai pritet ta hapë konferencën, si dhe të zhvillojë takime me kompani dhe përfaqësues të ndryshëm pjesëmarrës në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Ajo do të fokusohet në zhvillimet e industrisë së së ardhmes dhe inovacionit.