Ndërrimi i qendrës së votimit, aprovohen mbi 11 mijë kërkesa, refuzohen 564

Aktuale

Ndërrimi i qendrës së votimit, aprovohen mbi 11 mijë kërkesa, refuzohen 564

Më: 19 maj 2026 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është prezantuar një raport nga përfundimi i dy periudhave të ndryshime për votuesit:

ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës (6 maj – 17 maj 2026) dhe regjistirmi i votuesve jashtë Kosovës (6 maj – 17 maj 2026).

Në mbledhje u bë e ditur se KQZ ka pranuar 11,840 kërkesa për ndërrim të qendrës së votimit brenda komunës, prej të cilave janë aprovuar 11,276 dhe janë refuzuar 564 të tjera.

Ndërsa, për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës u bë e ditur se KQZ ka prauar 142,803 kërkesa për regjistrim dhe pas shqyrtimit të tyre janë aprovuar aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 të tjera janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat