Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtëm çek, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtëm çek, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 22 maj 2026 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Peter Sørensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky.

Përmes një postimi në platformën X, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit e ka informuar Brodskyn lidhur me zhvillimet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja.

“Ishte kënaqësi të takoja zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiří Brodský, për ta njoftuar mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”, ka shkruar Sorensen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat