Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aktuale

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Më: 25 maj 2026 Në ora: 09:42 Përditësuar në ora: 11:49 më 25.05.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

​Thaçi zotohet se politikat e Këshillit do t’i çojë përpara

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaçi është zotuar për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe me integritet dhe transparent.

Thaçi sot është zgjedhur në këtë pozitë me gjithsej 6 vota.

Thaçi zotohet se politikat e Këshillit do t’i çojë përpara

“Zotohem që do të jemi i hapur për bashkëpunim fillimisht për t’i adresuar të gjitha sfidat dhe qojmë politikat e Këshillit përpara, për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, me integritet dhe transparent”, tha ai.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka zgjedhur Vjollca Cenajn administratore të Gjykatës Supreme, me mandat 4 vjet me të drejt vazhdimi, ndërsa Afrim Shalën Komisioner për përgjime. 

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 6 vota për, ka zgjedhur kryesues të KGJK-së, Rrustem Thaqin.

Mandati i tij do të jetë tre vjeçar dhe do të filloj nga sot.

Kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj i mori pesë vota.

Në votim morën pjesë 11 anëtarë.

Sikurse në konkursin e kaluar, në garë ishin dy kandidatët e njëjtë Besnik Bislimaj- gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar nga Gjykata Supreme.

Ndryshe, dy kandidatët nuk mbajtën fjalim para votimit, pasi kishin paraqitur vizionet e tyre në procesin e kaluar.

Fillimisht, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026. Por, më 30 prill dështoi zgjedhja e kryesuesit pasi dy kandidatët morën nga pesë vota, kështu u rishpall konkursi.

Mandatin e kryesuesit i fundit e ka mbajtur gjykatësi nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Albert Zogaj.

Këshilli Gjyqësor sot pritet të zgjedhë kryesuesin e ri

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot pritet të votojë për zgjedhjen e kryesuesit të ri. 

Në mbledhjen që pritet të nisë në orën 10:30 anëtarët e KSGK-së pritet të zgjedhin në mes të Besnik Bislimaj e Rrustem Thaqi janë dy kandidatët e vetëm që kanë kandiduar për pozitën e kryesuesit. 

Përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.

Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.

Këshilli Gjyqësor aktualisht ka 11 anëtarë. Për një anëtar nga radhët e gjyqësorit, respektivisht nga Gjykata Supreme, procesi i përzgjedhjes ka marrë rrugët gjyqësore.

Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat