​Agim Çeku për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: U bënë bashkë për të rilindur Kosovën, atdheu s'i harron kurrë

Aktuale

​Agim Çeku për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: U bënë bashkë për të rilindur Kosovën, atdheu s'i harron kurrë

Më: 28 maj 2026 Në ora: 19:59
​Agim Çeku

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovci në ditëlindjen e tyre të 70-të dhe 71-të, duke thënë se rrugëtimi i tyre jetësor është kryevepër historike qe frymëzon çdo kohë dhe çdo brez.

Ceku tha se Fehmiu edhe Xhevë Lladrovci ishin të lindur për njëri-tjetrin dhe u bënë bashkë për të rilindur Kosovën.

“Ata ishin të lindur për njeri tjetrin dhe u bënë bashkë për të rilindur Kosovën. Ditëlindjet e heronjëve janë edhe ditëlindjet te lirisë. Prandaj duke i nderuar kryeheronjtë e UÇK-së Fehmiu dhe Xhevën ne nderojmë lirinë e Kosovës dhe sakricat e brezave të tërë. Thuhet me të të drejtë se njerëzit nuk janë heronj vetëm për mënyrën si vdesin por edhe për mënyrën si jetojné . Fehmiu e Xheva jane Heronj të Dyfishtë sepse edhe jetën edhe vdekjen e kane bërë si heronj. Fehmiu jetoi si hero vitet e rënda të burgut, të cilat nuk e thyen as atë as Xhevën . Xheva jetoj si heroinë e vërtetë kur u bë nuse pa duvak dhe shkoi ne shtepinë e bacës Tush per te pritur heroin e saj Fehmiun. Ajo e priti per vite të tëra si ne kënget e legjendave. Edhe pas ribashkimit Fehmiu dhe Xheva nuk kishin plane per veten. Ata kishin ne mendje veç nje plan dhe një ëndërr liriné e Kosoves për të cilën ishin te gatshëm te flijoheshin”, tha Ceku.

Ai bëri të ditur se trimerinë dhe heroizmin e tyre e njohu nga afer ne luften per çlirimin e Kroacisë, ndërsa Fehmiun e kishte njohur edhe më shumë gjatë takimeve me oficerët shqiptarë si pjesë e mobilizimit të tyre në UÇK.

“E di se gëzimi më i madh i Fehmiut dhe Xhevës ka qenë kur kanë hyrë në Kosovë me uniformëne UÇK-së. Ëndërra po u bëhej realitet. Veç një brengë e kishte Fehmiu kur hyri në Kosovë që nuk arrit t'i gjejë gjallë miqtë e tij Komandantin legjendar Adem Jasharin dhe heroin Hamzë Jashari, për të luftuar së bashku. Por ata do te beheshin bashkë në përjetësi ! Nuk ka kapitull me te lavdishëm per një ushtri se rënia e komandantëve në fushë të betejës. UÇK-ja ka shumë kapituj të tillë ne librin e saj te lavdisë. Nje nga këta kapituj lavdie ishte edhe rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës qe edhe jetën edhe vdekjen i bën bashkë! Ata do të jenë gjithmonë bashkë edhe në histori edhe në këngë edhe në memorien dhe ndërgjegjen e kombit. Lum familjet e lum Kombi qe lindi heronj si Fehmiu e Xheva”, u shpreh ai.

Në fund, Çeku potencoi se adheu nuk i harron kurrë Fehmiun dhe Xhevën dhe të gjithë heronjtë qe ju gjetën pranë vendit në orën vendimtare të historisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat