Hajrulla Çeku: 7 qershori, dita për t’ia shuar opozitës “ëndrrën e pasurimit”

Aktuale

Hajrulla Çeku: 7 qershori, dita për t’ia shuar opozitës “ëndrrën e pasurimit”

Nga: A.SH Më: 30 maj 2026 Në ora: 13:57
Hajrulla Çeku

Ministri në detyrë, Hajrulla Çeku ka deklaruar se gara politike po zhvillohet mes dy koncepteve: atij të Lëvizja VETËVENDOSJE!, që sipas tij po ndërton “shtet për krejt”, dhe bllokut opozitar, të cilin e akuzoi se shtetin e sheh si “burim pasurimi për një grup të vogël”.

Në një postim publik, Çeku tha se 7 qershori është dita kur qytetarët duhet “t’ia shuajnë bllokut opozitar këtë ëndërr përgjithmonë”, duke shtuar moton: “Krejt për SHTET për Krejt”.

Postimi i plotë:

Praktikisht, gara po zhvillohet mes dy koncepteve politike. Njëri, ai i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që po ndërton shtet për krejt, dhe tjetri, koncepti i bllokut opozitar, që shtetin e sheh si burim pasurimi për një grup të vogël.

7 qershori është dita për t'ia shuar bllokut opozitar këtë ëndërr përgjithmonë. Është dita për me ja qitë pikën këtij muhabeti.

Krejt për

SHTET

për Krejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat