Ish-ambasadori holandez: Regjimi i Vuçiqit po e përdor çështjen e Kosovës për të bashkuar qytetarët

Aktuale

Ish-ambasadori holandez: Regjimi i Vuçiqit po e përdor çështjen e Kosovës për të bashkuar qytetarët

Nga: H.O. Më: 3 qershor 2026 Në ora: 21:08
Mesazhe dhe grafite kërcënuese për Kosovën, në qendër të Serbisë

Ish-ambasadori Robert Bosch ka deklaruar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas tij është tejet jopopullor, po përpiqet t’i bashkojë qytetarët përmes çështjes së Kosovës.

“Regjimi i Vuçiqit, që është shumë jopopullor, përpiqet t’i bashkojë njerëzit përmes çështjes së Kosovës. Prandaj, kjo nuk është aspak befasi”, ka thënë Bosch.

Ai ka shtuar se, ndonëse ka kohë që nuk e ka vizituar Serbinë, në vend ende mund të shihen grafite që mbështesin kriminelët e luftës, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq.

"Ka kohë që kam qenë në Serbi, por ka shumë grafiti që mbështesin Mladiçin dhe Karaviçin. Nacionalizmi është përdorur gjithmonë në ekstrem atje", thotë ai.

Image
Ish-ambasadori Robert Bosch

Sipas Boschit, nacionalizmi në Serbi vazhdon të përdoret në forma ekstreme dhe mbetet një mjet i rëndësishëm për mobilizimin e opinionit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat