Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve të pjesshme nga procesi zgjedhor. Deri në orën 21:00 janë numëruar 1,136 nga gjithsej 2,498 vendvotime, ose 45.48% e totalit.
Rezultatet tregojnë një epërsi të qëndrueshme dhe të theksuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila prin me 40.46% të votave, që korrespondojnë me 128,732 vota deri në këtë fazë të numërimit, përcjell "Bota sot".
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.47% (65,138 vota), duke mbetur ndjeshëm pas partisë së parë.
Në vendin e tretë gjendet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.62% (49,698 vota), ndërsa Srpska Lista ka marrë 11.11%, ose 35,411 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pozicionohet e pesta me 6.67% të votave, sipas të dhënave të deritanishme.