Zulfaj pritet në Helsinki nga Ministri për Çështje Evropiane i Finlandës

Aktuale

Zulfaj pritet në Helsinki nga Ministri për Çështje Evropiane i Finlandës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 16:41
Joakim Strand, Jeton Zulfaj

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua në Helsinki me Ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Joakim Strand.

Ministri Strand në takim u shoqërua nga Minna Kivimäki, Drejtoreshë e Përgjithshme dhe Sekretare e Shtetit për Çështje të BE-së në Zyrën e Kryeministrit të Finlandës, nga këshilltari i lartë i ministrit,këshilltari i lartë i ministrit Alexander Strand,  Lang si dhe Inkeri Virttanen-Abernethy, udhëheqëse ekipi.

Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim ishin pika qendrore e takimit. Z. Zulfaj shprehu falënderimin për mbështetjen e Finlandës dhe për ndihmën e kontributin që ajo ka dhënë në shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe kërkoi mbështetje aktive në procesin e anëtarësimit në BE. Finlanda është vend mik e aleat që mbështet fuqishëm procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, mbi bazën e meritave.

 Zulfaj theksoi se progresi i Kosovës në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe harmonizimi i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, e meritojnë statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe theksoi rëndësie e angazhimit të përbashkët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat