Vota me postë në Kosovë: epërsi e thellë për Kurtin, Osmani ndjek nga larg

Aktuale

Vota me postë në Kosovë: epërsi e thellë për Kurtin, Osmani ndjek nga larg

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2026 Në ora: 17:35
Albin Kurti

Deri më tani janë procesuar 60 nga 156 vendvotime (38,46%) nga votat me postë në Kosovë, ku rezultatet paraprake tregojnë një diferencë të madhe mes liderëve kryesorë politikë, përcjell Bota sot.

Sipas të dhënave të publikuara:

Albin Kurti – 14,445 Vota

Vjosa Osmani – 2,804 Vota

Bedri Hamza – 1,363 Vota

Ardian Gjini – 1,102 Vota

Rezultatet janë ende preliminare dhe pritet që numërimi i votave me postë të vazhdojë në ditët në vijim, çka mund të ndikojë në përqindjet përfundimtare të kandidatëve.

Deri në këtë fazë të procesit, Albin Kurti kryeson bindshëm, ndërsa Vjosa Osmani renditet e dyta me një diferencë të konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat