Operacioni për krime lufte: Këta janë pesë të arrestuarit për Reçakun – ky është mesazhi i Sveçlës

Aktuale

Operacioni për krime lufte: Këta janë pesë të arrestuarit për Reçakun – ky është mesazhi i Sveçlës

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 10:33 Përditësuar në ora: 14:44 më 14.06.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Sveçla: Nuk do të ketë kompromis ndaj krimeve të luftës

Nga: A.Sh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e Kosovës po i hetojnë dhe ndjekin penalisht krimet e luftës më shumë se kurrë më parë. Ai përgëzoi Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe AKI-në për arrestimin e pesë personave të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Reçakut dhe të një të dyshuari për vrasjen e civilëve në Ponesh të Gjilanit.

Sveçla theksoi se Serbia duhet të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë dhe se drejtësia për viktimat mbetet obligim institucional e moral. Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë ndjekjen e kriminelëve të luftës, duke përmendur edhe forcimin e kapaciteteve për hetimin e krimeve të luftës në kuadër të Policisë së Kosovës.

Postimi në Facebook:

Krimet e luftës të kryera nga forcat policore-ushtarake si dhe ato paramilitare serbe po hetohen dhe ndiqen penalisht si asnjëherë më parë, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj krimeve të kryera kundër popullatës sonë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe AKI-në për arrestimin e pesë të dyshuarve për pjesëmarrje në masakrën e Reçakut, si dhe të një të dyshuari për vrasjen e civilëve në Ponesh të Gjilanit.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe për këtë fakt, të gjithë ata që kanë planifikuar, urdhëruar apo zbatuar krime kundër popullit tonë duhet të ballafaqohen me drejtësinë. Plaga e dhimbjes së familjeve të viktimave dhe e mbarë shoqërisë sonë mbetet e madhe, por drejtësia është detyrim institucional dhe moral që nuk parashkruhet.

Ne do të vazhdojmë pa u ndalur në ndjekjen e kriminelëve të luftës, derisa secili përgjegjës të japë llogari për veprat e kryera. Mbi këtë qëllim, hetimin e krimeve të luftës në kuadër të Policisë së Kosovës e kemi mbështetur pa rezervë e avancuar nga Sektori në Drejtori, duke ia dyfishuar edhe numrin e personelit.

Vetëm duke vendosur drejtësi për viktimat, forcojmë të vërtetën historike, ndërtojmë një të ardhme të bazuar në dinjitet dhe përgjegjësi dhe parandalojmë përsëritjen e historisë së dhimbshme.

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.

Gjatë këtij aksioni, përmes një konference për media, u bë e ditur se u konfiskuan bexha policorë, uniforma, çanta ushtarake, video kaseta, targa veturash me UR , katër telefona, një aparat fotografik, mbi 40 fishekë, mbi 30 mijë euro dhe po ashtu mbi 3 mije euro qe u gjetën si dinarë.

Ndërkohë të arrestuarit janë:

N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.

B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë në operacionin “Reçaku II”.

Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë se të dyshuarit janë prangosur pas një sërë veprimesh hetimore dhe urdhër bastisjeje që kanë pasur në pronat e tyre.

Të arrestuarit janë:

N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.

B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë sot kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.

Edhe përkundër një aktakuze të ngritur lidhur me këtë masakër në dhjetor të vitit të kaluar, PSRK nuk ka ndaluar punën dhe për gjashtë muaj ka arritur të identifikojë edhe keta persona të cilët edhe i ka arrestuar sot.

Në lidhje me aksionin, para mediave detaje ka dhënë prokurori Ilir Morina.

Në konferencë, Morina deklaroi se për personat e prangosur, ka dyshime të bazuara që kishin qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë serbe dhe që kishin marrë pjesë në kryesrjen e kësaj masakre.

“Hetimet që i kemi vazhduar gjatë këtyre gjatë muajve kemi arritur t’i identifikojmë edhe disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë asokohe që kanë qenë pjesë e aksionit më 15 janar në Reçak”, deklaroi Morina para mediave.

Rasti “Reçaku II”: Pamje nga aksioni që çoi në arrestimin e pesë personave për krime lufte

Janë publikuar pamjet e aksionit policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, në kuadër të hetimeve për krime lufte nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit nga autoritetet kosovare, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”.

Gjatë aksionit, PSRK thotë se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme.

Ndërkohë, nga ora 13:00, Prokuroria dhe Policia do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.

----

Pesë persona janë arrestuar të dielën gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin e të arrestuarve apo veprat konkrete për të cilat dyshohen, ndërsa kanë paralajmëruar se më shumë informacione do të bëhen të ditura në një konferencë për media që do të mbahet më vonë.

Rasti “Reçaku II” lidhet me hetimet për krime lufte që rrjedhin nga ngjarjet në fshatin Reçak të Shtimes gjatë luftës në Kosovë.

Më herët, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, lidhur me masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku u vranë 42 civilë shqiptarë.

Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat