Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj raportimeve mediatike që e kanë paraqitur si deputet të partisë Guxo.
Kraki ka sqaruar se në zgjedhjet e fundit ka kandiduar si pjesë e LVV-së dhe jo e Guxo-s, duke theksuar se nuk ka më asnjë lidhje me këtë parti.
Reagimi i Krakit:
Media te nderuara,
Nezir Kraki nuk eshte deputet nga partia Guxo por nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ne keto zgjedhje kam hyre si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe kete e kam sqaru disa here. Nuk e kam më asnje lidhje me partine Guxo.
Falëminderit nese e merrni parasysh kete fakt.