​Ja personi që u ther për vdekje në Prizren

Aktuale

​Ja personi që u ther për vdekje në Prizren

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 20:13
Albian Osmanaj

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ka humbur jetën i riu 27-vjeçar, Albian Osmanaj. Përveç tij, edhe babai i viktimës, rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime.

Fshati Kobajë ka publikuar në rrjetin social emrin e plotë me fotografinë e të riut i cili humbi jetën sot tragjikisht si pasojë e përleshjeve me mjete të forta.

Në reagimin e komunitetit të këtij fshati, thuhet janë tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të të riut Albian Osmanaj, djalit të Imri Osmanajt.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e fshatit, të cilët po e përjetojnë rëndë humbjen e një jete të re.

Në një njoftim të publikuar nga faqja “Fshati Kobajë”, thuhet se kjo humbje e rëndë ka prekur jo vetëm familjen Osmanaj, por edhe gjithë komunitetin lokal dhe më gjerë.

“Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Osmanaj dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Ceremonia mortore dhe detajet e varrimit pritet të bëhen të ditura nga familja.

Media raporti gjatë ditës se të dyshuarit, si dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, konfirmuar nga zëdhënësi Ii Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat