“Dil tash…” – Dejona Mihali reagon ashpër ndaj Mehmetajt për mbrojtjen e Lushtakut

Aktuale

“Dil tash…” – Dejona Mihali reagon ashpër ndaj Mehmetajt për mbrojtjen e Lushtakut

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 13:05
Fotoilustrim: Dejona Mihali dhe Sami Lushtaku në qendër të debatit publik pas reagimeve dhe deklaratave të fundit.

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pas deklaratave të tij në mbrojtje të Sami Lushtakut.

Mihali e ka akuzuar Mehmetajn për qëndrime të ndikuara politikisht dhe për, siç u shpreh ajo, mbrojtje të figurave të caktuara përmes narrativave të “grupeve të interesit”.

Në reagimin e saj në Facebook, ajo përmendi edhe raportin e Mehmetajt me Baton Haxhiun, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Sot paska folur në mbrojtje të Sami Lushtakut edhe zari i Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj.

Mirë shumë. Janë ditë kur krejt zarat e këtyre grupeve do të flasin.

Ky thua ti ia mban vetes për i besueshëm se për një kohë të gjatë ia ka mësuar patriotizmën Batoni, bosi i vet.

Pastaj pasi u ngop patriotizëm batonian kaloi të Lushtaku, kampioni i integritetit dhe qytetarisë.

O ti ( n ) zar i Sami Lushtakut, ky i fundit as nuk është Adem Jashari as nuk është Zahir Pajaziti, as nuk është Ilir Konushevci as Luan Haradinaj as Fehmi Lladrovci po as nuk është  Rexhep Selimi e plot të tjerë.

Sami Lushtaku erdhi nga jashtë vendit, 1 vit luftoi. Bravo i qoftë. I lumtë pushka.

Dhe 20 vjet plaçkiti. Turpi nuk do t'i ndahet gjithë jetën e edhe pas jetës.

Kaq.

Dil tash me një video ku e merr me zor rolin e eunukut të Sami Lushtakut dhe trillon ndonjë temë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat