Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 07:42
Fotoilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit.

Vërehet një situatë përgjithësisht e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh dhe kamionësh.

Sipas përditësimit të orës 07:26 minuta, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje minimale prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, përfshirë Merdarë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Kullë dhe pika të tjera kryesore kufitare.

E vetmja pikë ku është regjistruar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet raportojnë pritje prej 10 deri në 15 minutash në hyrje, ndërsa në dalje situata mbetet e njëjtë me 3–5 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat