​Muhaxheri reagon pas rikonfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së: Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare

Aktuale

​Muhaxheri reagon pas rikonfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së: Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 10:51
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Muhaxheri, i cili ishte pjesë e grupit të delegatëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Abdixhikut në Kuvendin Zgjedhor të partisë, ka publikuar një status të shkurtër në Facebook.

"Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare", ka shkruar ai.

Numri "152" i përmendur në postim i referohet numrit të delegatëve që votuan pro Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten në mbrëmje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat