Homazhe për senatorin Lindsey Graham, Rexhepi: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë

Aktuale

Homazhe për senatorin Lindsey Graham, Rexhepi: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 13:24
Homazhe për senatorin Lindsey Graham në Prishtinë

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar sot homazhe në Prishtinë, në nderim të senatorit amerikan Lindsey Olin Graham, duke vlerësuar kontributin e tij në mbështetje të çështjeve me interes për Shtetet e Bashkuara dhe miqësinë me Kosovën.

Shoqata "Miqtë e Amerikës" sot ka bërë homazhe në nderim të senatorit të ndjerë amerikan, Lindsay Olin Graham.

Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë duke u shprehur optimist se në të ardhmen institucionet e vendit do të ndërmarrin iniciativa më të mëdha për të nderuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rexhepi tha se në nderim të kësaj dite kanë organizuar edhe disa dhurata.

Rexhepi: Homazhe për senatorin Lindsay Olin Graham, më e pakta çka populli i Kosovës bën

"Për nder të veprimit të këtij senatori, dje edhe sot kemi dhuruar një sasi të dhuratave në të cilat janë një kartolinë dhe një fletëpalosje nga aktivitetet e shoqatës të Shoqatës Miqtë e Amerikës. Po ashtu kemi dhuruar një sasi të posterave, A5, poster-kartolinave, A5 edhe A4. Kjo prapë po them, kjo është më e pakta çka populli i Kosovës, në vend që ai popull shqiptar ka mundur me bërë", tha Rexhepi.

Ai kërkoi falje që në nderim të këtij senatori nuk u mundësua ulja në gjysmë shtizë e flamurit amerikan.

Rexhepi: Nuk kemi mundur ta ulim flamurin në gjysëm shtizë

"Unë kërkoj falje sepse viteve të tjera për personalitete të tjera, për senatorë të tjerë e kemi ulë në gjysmë shtize flamurin amerikan. Mirëpo në shkurt me propozimin e protokollit të shtetit kam kërkuar a mundemi me marrë organizimin dhe me ulë në gjysmë shtize flamurin. Më parë menjëherë u dakordova sepse shteti duhet t'i ketë këto gjëra parasysh, andaj nuk kemi mundur me vepruar për me ulë në gjysmë shtize", tha tutje ai.

Në këto homazhe u potencua se senatori amerikan, Lindsay Olin Graham kishte pozicion dominant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krijimin e politikave, krijimin e ligjeve, krijimin e momenteve edhe avancimin e çështjeve me interesa amerikane në politikë dhe në gjeopolitikë.

Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të Policisë dhe Zjarrefikësve, të cilët nuk pranuan të deklaroheshin para mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat