​Reshitaj: Mbrëmë iu dha mesazh i keq krejt botës, LDK ishte gati për bashkëpunim me LVV

Aktuale

​Reshitaj: Mbrëmë iu dha mesazh i keq krejt botës, LDK ishte gati për bashkëpunim me LVV

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 11:32
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, tha se sot kjo parti do të mbajë mbledhjen e Grupit të saj Parlamentar, ku do të diskutohet për krizën politike në vend dhe hapat e mëtejmë.

Ajo e cilësoi të turpshme situatën e krijuar mbrëmë, duke thënë se me zhvillimet e fundit është dhënë një mesazh jashtëzakonisht i keq edhe para botës.

Reshitaj: Mbrëmë dha një mesazh shumë i keq para gjithë botës

“Mbrëmë ka ndodhur një situatë e jashtëzakonshme, e turpshme dhe kemi dhënë një mesazh jashtëzakonisht të keq edhe para gjithë botës. Jam shumë e dëshpëruar me atë se si po ndërtohet e ardhmja e këtij vendi. Nuk ka aspak sinqeritet në bashkëpunime e takime. Unë kam bërë një ftesë dje që të vijnë në seancë dhe të konstituohet Kuvendi”, tha Reshitaj.

Ajo shtoi se LDK-ja ka qenë e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për ndërtimin e institucioneve.

Reshitaj: LDK ishte e gatshme të punojë me LVV për të ndërtuar institucionet

“Unë do të kem takim, sepse jam ftuar nga kryetari i LDK-së në Grupin Parlamentar për të diskutuar vendimet e mëtejshme. LDK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me LVV-në për të ndërtuar institucionet”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat