Hysamedin Feraj reagon pas audio-incizimit të dyshuar për Shehollin dhe Zekën

Aktuale

Hysamedin Feraj reagon pas audio-incizimit të dyshuar për Shehollin dhe Zekën

Nga: A.SH Më: 25 gusht 2026 Në ora: 13:47
Hysamedin Feraj

Analisti Hysamedin Feraj ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që dyshohet se lidhet me Fatmir Shehollin dhe gazetarin Milaim Zeka.

Feraj, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza për përfshirjen e gazetarëve në shpërndarjen e mjeteve financiare nga Serbia kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

“Pas thasëve me euro të Serbisë kundër LVV-së dhe Albin Kurtit, u hap thesi i emrave të gazetarëve shqiptarë që shpërndanin dhe i merrnin. S’keni parë gjë akoma…”, ka shkruar Feraj.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur rasti dhe përmbajtja e audio-incizimit kanë nxitur diskutime të shumta në opinionin publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat