“A ka pajtim pa u gjetur trupi i fundit?”, Kuçi ngre pyetjen

Aktuale

“A ka pajtim pa u gjetur trupi i fundit?”, Kuçi ngre pyetjen

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2026 Në ora: 16:39
Marshi për të kërkuar personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Profesori Gurakuç Kuçi ka reaguar për çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, duke thënë se kërkimi i tyre nuk mund të cilësohet si politizim.

Kuçi ka kritikuar narrativat nga Beogradi që e paraqesin këtë proces si “keqpërdorim politik”, duke theksuar se zbulimi i varrezave masive dhe identifikimi i viktimave janë domosdoshmëri për zbardhjen e së vërtetës.

“Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim. Është zbardhje e krimit”, ka shkruar ai, duke ngritur edhe pyetjen nëse mund të ketë pajtim pa u gjetur të gjithë të zhdukurit dhe pa u pranuar përgjegjësia

Postimi i Kuçit:

𝐊ë𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫𝐯𝐞 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐳𝐢𝐦. Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐳𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭

Përderisa ndërkombëtarët (UNMIK, OSBE) dhe familjarët kërkojnë me ngulm hapjen e varrezave masive dhe zbardhjen e fatit të më shumë se 1,500 personave ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, nga Beogradi vjen një narrativë tjetër.

Zyra serbe për Kosovën e quan këtë proces "keqpërdorim politik", ndërsa figura si Miodrag Linta shkojnë edhe më tej — duke e lidhur zbardhjen e të zhdukurve me rrëzimin e atij që e quajnë “miti për agresionin serb”.

Këtu del në shesh qëllimi i vërtetë:

📌 Nuk është thjesht kundërshtim ndaj institucioneve të Kosovës.

📌 Është një përpjekje e kalkuluar për të relativizuar përgjegjësinë e shtetit serb.

📌 Është tentativë për të ndryshuar mënyrën se si interpretohet lufta e viteve '90.

Zbulimi i mbetjeve mortore (si ato në Zubin Potok), ekzaminimet forenzike dhe dokumentimi i viktimave nuk janë propagandë.

Propagandë është përpjekja për t'i përdorur këto zbulime për të rishkruar të vërtetën e historisë.

❓ A mund të ketë pajtim pa u gjetur trupi i fundit dhe pa u pranuar faji?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat