Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, pas deklaratës së këtij të fundit se do të votojë gjithmonë kundër Albin Kurtit.
Bytyçi e ka kritikuar këtë qëndrim, duke pretenduar se një votë e tillë favorizon kundërshtarët e Kosovës.
“Gjithmonë do të votojë kundër Albinit! [...] Nëse janë akademikët si Kujtim Shala, Kosova paska me shku për lesh!”, ka shkruar Bytyçi.
“Kujtim Shala paska thënë se gjithmonë do të votojë kundër Albini! Që do të thotë se vota e akadhemikut të math shkon për Vuçiqin, Listën Srpska dhe për ata shqiptarë që punojnë kundër Kosovës!
A ka ndonjë akademik që inicon t’ia heqë titullin këtij sharlatani, i cili voton kundër LDK-së dhe Bekim Sejdiut e nga ana tjetër zotohet në çdo rast të votojë kundër kryeministrit të vendit të vet?!
Nëse janë akademikët si Kujtim Shala, Kosova paska me shku për lesh!”, shkroi ai.