“Me ndihmën e Grenellit duan sërish pushtetin”, Bekteshi zbulon prapaskenën e “gjashtëshes” së LDK-së

Aktuale

“Me ndihmën e Grenellit duan sërish pushtetin”, Bekteshi zbulon prapaskenën e “gjashtëshes” së LDK-së

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2026 Në ora: 11:57
Fotoilustrim

Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes publike të Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President të Kosovës.

Bekteshi e ka cilësuar grupin e deputetëve të përkrahur nga Grenelli si “tritol për LDK-në dhe shtetin”, duke e akuzuar atë për pengim të formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit.

Në reagimin e tij, Bekteshi ka përdorur tone të ashpra ndaj Grenellit dhe deputetëve të LDK-së, duke vënë në pikëpyetje qëllimet e tyre politike dhe duke pretenduar se qëndrimet e tyre, së bashku me një pjesë të opozitës, rrezikojnë ta çojnë Kosovën sërish drejt bllokadës institucionale, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë 

Grupi që e përkrah Grenell-i është si tritol për LDK-në dhe shtetin

Sot, lobisti serb Grenell doli me një postim ekskluziv për miqtë e tij, puçistët e LDK-së dhe atentatorët e formimit të qeverisë dhe nominimit të presidentit. Ai shkruan në X: “Miku im, @Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës.”

A lavdëron Grenell-i një grup revolucionarësh apo një grup puçistësh e atentatorësh të shtetit? Kjo është një pyetje që do ta japin zgjedhjet e ardhshme. Ky grup është shkaktari kryesor, së bashku me një pjesë të opozitës, që shteti shkon edhe një herë aty ku s’do të duhej, për shkak të egoizmit dhe inatit, edhe pse e kanë konsumuar partinë me dekada, pos njëres.

Pra, njeriu i urtë, me fytyrë të pafajshme në dukje, që erdhi në pushtet me puç, me ndihmën e PDK-së, AAK-së dhe Grenellit, si duket ende ëndërron të vijë në pushtet me ndihmën e “mikut” Grenell dhe disa “relikteve” që partinë duan ta çajnë turpshëm, përfshirë edhe kryetarin e kryeqytetit.

Ky grup injoroi edhe letrën e disa veprimtarëve shqiptarë në SHBA që, gjatë viteve të ’90-ta, kanë bërë të pamundurën me miqtë e tyre amerikanë për pavarësinë e Kosovës pa kushte, por që vazhdojnë të mbeten të nënvlerësuar nga disa partiti në Kosovë.

Tani me nje kohe te gjate po na shfaqen shumë flutura/leptira në veprim, njerëz të infiltruar, të paguar për ta bërë Kosovën shtet jofunksional, për t’i shtyrë shqiptarët të luftojnë dhe të bëhen të pamëshirshëm me njëri-tjetrin. Sot, në disa studio televizive dhe portale, villet vetëm helm kundër Kosovës, por asnjë kritikë ndaj armikut apo halleve se si do duhej të funksionojë shteti por ndodh e kunderta, si te bllokohet funksionimi i shtetit. Duket se, fatalisht, keq e kemi kuptuar fjalën e lirë në emër të demokracisë, që po ia gërryen damarët shtetit, por paradoksalisht shteti vazhdon te mbijetoj mrekullisht kenaqshem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat