Nagavci flet rreth mosvotimit të Çitakut për nënkryetare: Nuk mund ta votojmë dikë që...

Aktuale

Nagavci flet rreth mosvotimit të Çitakut për nënkryetare: Nuk mund ta votojmë dikë që...

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 12:40
Fotoilustrim: Arbërie Nagavci dhe Vlora Çitaku, në sfondin e Kuvendit të Kosovës.

Ka dështuar sërish zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjes së Ardian Golës nënkryetar, kandidatja e PDK-së Vlora Çitaku  nuk mori votat e mjaftueshme,  duke bërë kështu që PDK ta lëshojë sallën.

E pas kësaj seanca konstituive është ndërprerë. Shefja e GP të VV së Arbërie Negavci tha se nuk mund ta votojnë dikë që synim ka dërgimin e vendit në zgjedhje.

“VV do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar. Por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku dhe nuk vazhdomë tutje në këtë situatë. Nuk votojmë dikend që ka synim të na dërgojë në zgjedhje.P DK duhet të propozojë një nënkryetar, këndo që ata e vlerësojmë. I ftojë  kolegët nga PDK dhe LDK që të na mundësojnë që të konstituojmë kuvendin”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat