Smith: Trupi gjykues konstatoi se Veseli mori pjesë e inkurajoi kryerjen e krimeve

Aktuale

Smith: Trupi gjykues konstatoi se Veseli mori pjesë e inkurajoi kryerjen e krimeve

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 11:32
Kadri Veseli

Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith theksoi se në lidhje me Kadrin Veselin ai dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit të përbashkët.

Charles theksoi se Trupi gjykues konstatoi se Veseli si ish-shef i Drejtorisë së Zbulimit kishte përgjegjësi kryesore identifikimin, sigurimin e informacionit, vëzhgimin dhe neutralizimin e personave që mendohej se ishin të dyshimtë si kolaboracionist.

Tutje u tha se Veseli ishte anëtar kyç i zbatimit të qëllimit të përbashkët dhe mori pjesë e inkurajoi kryerjen e krimeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat