Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Koci: Procesi juridik nuk ka përfunduar

Aktuale

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Koci: Procesi juridik nuk ka përfunduar

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:24
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Koci e ka cilësuar vendimin si “tronditës”, duke theksuar se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë dhe se të dënuarit kanë të drejtë ankese.

“Procesi juridik nuk ka përfunduar!”, ka shkruar Koci.

Postimi i Kocit:

Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës!

Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.

Procesi juridik nuk ka përfunduar!

Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz.

Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat