Rron Gjinovci: Të thuash këto fakte sot të shpallin tradhtar

Aktuale

Rron Gjinovci: Të thuash këto fakte sot të shpallin tradhtar

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2026 Në ora: 10:26
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje vrasjet e civilëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjinovci përmend edhe vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, shpalljen e Ibrahim Rugovës si “tradhtar” nga komunikatat e UÇK-së, si dhe rolin e NATO-s në çlirimin e Kosovës.

Në përfundim, ai shprehet se sot, sipas tij, “me i thanë këto fakte shpallesh tradhtar”, duke e lidhur këtë me atmosferën që, sipas tij, është krijuar në Kosovë ndër vite.

Postimi i plotë i Rronit:

Disa fakte dhe nji konstatim

- vrasje të civilëve të pafajshëm shqiptarë nga shqiptarë të tjerë kanë ndodhë, gjatë e pas luftës.

- shumicën e storjeve për vrasjet që i përmenda na i kanë tregu Biu, Lati dhe xha Milua (Vehbiu, Berati dhe Milaimi).

- Rugova ishte shpallë tradhëtar nga ata që shkrunin komunikata nga UÇK-ja.

- LDK pothujse në çdo palë zgjedhje mas luftës ka folë për vrasjet e veprimtarëve të saj, madje edhe sot i ka disa deputetë që janë djemtë ose kusherit e të vramve.

- NATO e ka çliru Kosovën pllamë 'm pllamë.

- shumica e njerëzve i dijnë këto dhe nuk ju mbështesin, por ose s'kanë guxim me i thanë ose pritojnë me u marrë me juve se keni kriju atmosferë terrori.

Konstatim: me i thanë këto fakte sot shpallesh tradhëtar dhe kjo e vërteton që 27 vite përpara, kjo shpallje, të ka kushtu me jetë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat