Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Qorrolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar legjitimitetin e Kuvendit dhe të Qeverisë, ndërsa ka theksuar se zgjedhja e Presidentit duhet të përfundojë brenda afatit kushtetues.
Tutje, Qorrolli u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.
Postim i plotë:
Sot Gjykata Kushtetuese e tha shumë qartë: Kuvendi është legjitim dhe Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.
Brenda dy javësh, deri më 6 tetor, duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës.
Pra, PDK, LDK e AAK: ose ulemi, votojmë dhe e përmbyllim këtë proces institucional, ose vendi shkon në zgjedhje në mesin e nëntorit.
Hajdeni ta zgjedhim Presidentin.
Nëse jo, vetëm Ju jini përgjegjës...