​Zgjedhja e presidentit, Bajrami: Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për

Aktuale

​Zgjedhja e presidentit, Bajrami: Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 15:05
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se do të votojë për president, nëse ka kandidat të LDK-së.

Këto komente ajo i bëri në oborrin e Kuvendit të Kosovës të hënën, pasi u pyet nga gazetarët.

Bajrami: Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për

“Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për”, tha ajo.

Ajo tha se deri tani nuk ka asnjë informacion për diskutimet mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Bajrami: S’kam asnjë informacion për diskutimet Kurti-Abdixhiku

“Nuk kemi diskutuar dhe as një informacion nuk e kam. S’kam çka t’iu them”, shtoi Bajrami.

Kosova ka afat deri më 6 tetor të zgjedhë presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja, më së largu më 15 nëntor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat