Përfundon Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficerë, kuadro të reja mjekësore i bashkohen FSK-së

Aktuale

Përfundon Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficerë, kuadro të reja mjekësore i bashkohen FSK-së

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2026 Në ora: 18:27
Oficerët e rinj gjatë ceremonisë së betimit, pas përfundimit të “Stërvitjes Ushtarake Bazë për Oficer” në Akademinë e Mbrojtjes, duke iu bashkuar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në Shkollën e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes, ka përfunduar “Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficer”, e dedikuar për të rekrutuarit me kualifikime të veçanta specialistike në fushën e mjekësisë.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit kanë bërë betimin ushtarak, duke u zotuar për përmbushjen me përgjegjësi dhe përkushtim të detyrave në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përfshirja e kuadrove të specializuara në radhët e FSK-së pritet të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale të Forcës, veçanërisht në sektorin e shërbimit shëndetësor.

Përvoja dhe përgatitja profesionale e oficerëve të rinj në fushën e mjekësisë do të jenë pjesë e kapaciteteve që mbështesin gatishmërinë e FSK-së dhe përmbushjen e misionit të saj.

Me ceremoninë e betimit, oficerët e rinj janë rreshtuar në radhët e FSK-së, duke marrë përsipër përgjegjësitë e reja dhe duke u zotuar për shërbim ndaj Forcës dhe vendit.

Përfundimi i kësaj stërvitjeje shënon një tjetër hap në përgatitjen dhe integrimin e kuadrove profesionale në strukturat e FSK-së, me fokus të veçantë në forcimin e shërbimit shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat