Azemi: As nuk shantazhohemi, as nuk frikësohemi – vazhdojmë sipas prioriteteve

Aktuale

Azemi: As nuk shantazhohemi, as nuk frikësohemi – vazhdojmë sipas prioriteteve

Nga: Bota sot Më: 5 tetor 2026 Në ora: 17:34
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar lidhur me debatet për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se partia e tij nuk do të ndikohet nga presionet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azemi ka deklaruar se LVV-ja qëndron pas parimeve të saj dhe se vendimet do t’i marrë sipas prioriteteve.

“As nuk shantazhohemi as nuk frikësohemi. Arsyeja është e thjeshtë sepse kemi qëndruar dhe qëndrojmë për parime”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vazhduar të qëndrojë edhe në raste kur, sipas tij, është përballur me presion dhe veprime nga institucionet shtetërore.

“Ne kemi qëndruar edhe kur me gjitha aparatet shtetërore na luftonin. E lërë më sot”, ka deklaruar deputeti i LVV-së.

Duke iu referuar projektligjit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Azemi ka theksuar se ai tashmë ka kaluar disa nga procedurat parlamentare.

“Ligji mori aprovimin e Qeverisë, ligji u votua në leximin e parë. Vazhdojmë hapat tutje, jo sipas tekeve, por sipas prioriteteve”, ka shkruar ai.

Azemi e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “VETËVENDOSJE!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat