Hargreaves me mesazh për Shiroka-Pulën: Suksese në këtë rol të rëndësishëm

Aktuale

Hargreaves me mesazh për Shiroka-Pulën: Suksese në këtë rol të rëndësishëm

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 13:35
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi, Hargreaves i ka uruar suksese Presidentes së re në detyrën e saj, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me të dhe me institucionet e Kosovës.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves, transmeton "Bota sot".

Ambasadori britanik ka theksuar se pret të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt së ardhmes së saj multietnike, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në mesazhin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat