Ndërron jetë zyrtari policor Afrim Syla

Aktuale

Ndërron jetë zyrtari policor Afrim Syla

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 12:00
Afrim Syla

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor Afrim Syla.

Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Afrim Sylës në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.

“I paharruar qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat