Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e radhës plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë disa pika, mes tyre përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, pritet të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës
Si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Lajmi në zhvillim...