Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi pas paraqitjes së saj në Oxford Union, ku ka folur për historinë dhe të vërtetën e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se historia e vendit u dëshmua në një prej platformave më të njohura të debatit në botë.
Ajo ka theksuar rëndësinë e prezantimit të së vërtetës për Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe përpjekjet për liri e pavarësi.
“Sepse asnjë propagandë nuk mund ta zhbëjë të vërtetën dhe asnjë heshtje nuk mund ta fshijë sakrificën tonë”, ka shkruar Osmani.
Paraqitja në Oxford Union vjen si një tjetër rast për të prezantuar historinë e Kosovës dhe për të përcjellë mesazhin e saj para një audience ndërkombëtare.