Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas kritikave të këtij të fundit ndaj aksionit të VV-së para Prokurorisë.
Kërçeli ka thënë se veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë me inate politike, por me interesimin për mënyrën se si shpenzohen taksat e qytetarëve dhe kërkesën për përgjegjësi në rast të keqpërdorimeve.
Ai gjithashtu ka përmendur ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria për realizimin e projektit të Unazës së Jashtme të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Përparim, shpejt paske reaguar!
Më vjen mirë që po na përcjell edhe në konferenca.
Përparim, këtu nuk ka inate politike, por vetëm:
1. Dashuri për kryeqytetin.
2. Vigjilencë ndaj mënyrës se si shpenzohen taksat e qytetarëve të kryeqytetit.
3. Sinjalizim të çdo parregullsie.
Dhe, në fund, natyrisht, kërkesë për përgjegjësi nga kushdo që keqpërdor taksat e qytetarëve të kryeqytetit.
P.S. Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjetet financiare për realizimin e projektit të Unazës së Jashtme të kryeqytetit.