Haradinaj nderon të rënët britanikë: Përulemi para sakrificës së atyre që ranë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj nderon të rënët britanikë: Përulemi para sakrificës së atyre që ranë në Kosovë

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 11:39
Ramush Haradinaj gjatë ceremonisë përkujtimore në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të ushtarëve britanikë të rënë për paqe dhe liri.

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të ushtarëve britanikë të rënë në luftërat për paqe dhe liri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ceremonia u mbajt në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, ku së bashku me aleatët strategjikë nderuan të rënët përmes Aktit të Përkujtimit.

Ai ka theksuar se kjo ditë shënon përkujtimin e të rënëve të Britanisë së Madhe dhe Commonwealth-it që nga Lufta e Parë Botërore.

Postim i plotë:

Sot, në përkujtim të heronjve që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë, në sheshin “Edith Durham” të kryeqytetit, u bashkuam me aleatët tanë strategjikë në nderim të Aktit të Përkujtimit.

Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë.

Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat