Profesori universitar: Marta Kos e shijoj këngën serbe, duhet shkarkimi i saj

Aktuale

Profesori universitar: Marta Kos e shijoj këngën serbe, duhet shkarkimi i saj

Nga: H.O. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 11:23
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj skandalit në Forumin e Bashkimit Evropian.

Profesor Krasniqi ka thënë se BE-ja me këto këngë nacionaliste serbe shpreh qëndrimin ndaj Kosovës.

Sipas tij, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Marta Kosin e etiketon si spiune e shërbimeve serbe. Profesor Krasniqi kërkon shkarkimin e saj momental.

Postimi i plotë:

“Melodia e Unitetit” e Bashkimit Evropian, me këngë nacionaliste serbe është saktë ajo që shprehë qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës. Pse? BE nuk e njeh Kosovën si shtet, BE nuk i  trajton në dialog Serbinë e Kosovën si palë të barabarta, BE tash sa vite nuk pranon të hapë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, BE ka Marta Kosin në resorin e zgjerimit, e cila është e etiketuar si spiune e shërbimeve serbe. Ajo e ka shijuar këngën sepse di serbisht. Shkarkimi i saj do të duhej të ishte momental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat