Para verdiktit në Hagë, në faqen e Thaçit publikohet një kujtim nga historia e Kosovës

Aktuale

Para verdiktit në Hagë, në faqen e Thaçit publikohet një kujtim nga historia e Kosovës

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:06
Hashim Thaçi

Në 19-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është publikuar një deklaratë e tij nga nata e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë”, kishte deklaruar Thaçi më 17 nëntor 2007.

Postimi është shoqëruar me një fotografi të agjencisë Reuters nga ajo natë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, PDK-ja kishte dalë partia e parë, ndërsa Thaçi kishte marrë më pas drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Më pak se 3 muaj pas atyre zgjedhjeve, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat