Fadil Fazliu lirohet pas seancës, djali i tij publikon mesazhin e fortë

Aktuale

Fadil Fazliu lirohet pas seancës, djali i tij publikon mesazhin e fortë

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 13:39
Foto nga takimi

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.

Megjithatë, Fazliu do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim llogaritet në vuajtjen e dënimit të shqiptuar, përcjell Bota sot.

Pas vendimit ka reaguar edhe djali i tij, Fahri Fazliu, i cili përmes një mesazhi ka shprehur mbështetjen për të atin, duke theksuar se asnjë dënim nuk mund t'i lëkundë njerëzit që besojnë në idealet e tyre

“Nuk ka burg që mund ta ndalë një njeri që beson në idealet e tij dhe qëndron i palëkundur në rrugën e atdheut, për të cilin ka sakrifikuar gjithçka.

Historia i ruan me nder ata që mbeten besnikë ndaj idealeve të tyre, përballojnë çdo sfidë me dinjitet dhe ecin gjithmonë përpara, me kokën lart”, ka shkruar Fahri Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat