Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën përcjelljen e Policisë

Aktuale

Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën përcjelljen e Policisë

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 17:31
Jakup Krasniqi përshëndetet me familjarët para largimit nga Kosova

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa largimi i tij është përcjellë nga prania e Policisë dhe thirrjet “UÇK!” të qytetarëve të pranishëm.

Para largimit, Krasniqi është përshëndetur me familjarët, në një moment emocional.

Gjatë largimit, ai është shoqëruar nga zyrtarët policorë, ndërsa të pranishmit e kanë përcjellë me thirrjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ishte kthyer përkohësisht në Kosovë pas lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për arsye humanitare, me qëllim që të qëndronte pranë familjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat