Krasniqi i AAK-së: Kurti nuk e do kthimin e Thaçit

Aktuale

Krasniqi i AAK-së: Kurti nuk e do kthimin e Thaçit

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 09:21
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e dëshiron kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Në emisionin «Rubikon» të Klan Kosovës, Krasniqi iu referua shkrimit «Shko Hashim», me të cilin Kurti vite më parë i kishte bërë thirrje Thaçit të shkonte në Hagë. Sipas tij, nga autori i atij shkrimi nuk mund të pritet angazhim për kthimin e Thaçit.

Krasniqi tha se beson që kryeministri nuk e ka «as dëshirën minimale» që Thaçi të kthehet.

Deklarata vjen një ditë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të administrimit të drejtësisë. Kryeministri Kurti, i pyetur nga gazetarët, nuk e komentoi aktgjykimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat