Arianit Nikçi, u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Bjeshkatarëve dhe alpinistëve të Kosovës

Alpinizem

Arianit Nikçi, u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Bjeshkatarëve dhe alpinistëve të Kosovës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:26
Arianit Nikçi, kryetar i ri, në të djathtë dhe Arben Lila është në të majtë, ish kryetar

Dje u mbajt Kuvendi i bjeshkatarëve dhe alpinistëve të Kosovës. Në Kuvend morën pjesë 22 shoqata/klube anëtare me 35 delegatë nga mbarë Kosova.

Kuvendi mbajti zgjedhjet e rregullta sipas ciklit olimpik për Kryetar të Federatës, nënkryetarë, anëtarë, Këshillin mbikëqyrës dhe Gjykatën e nderit.

Kryetari e hapi Kuvendin dhe ftoi për një fjalë rasti Kryetarin e Komiteti Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani (i cili ishte edhe në cilësinë e monitoruesit të mbarëvajtjes së Kuvendit) dhe Kryetarit të Nderit z. Ejup Maxhera. Pastaj lexoi para kuvendarëve fjalën e rasitit të të ftuarëve në Kuvend por që nuk kishin mundësi të vinin: Aleksandër Bojaxhi, Xhimi Begeja, Artur Guni dhe Abdurahim Abdushi.

Image

Pas verifikimit të delegatëve, kryetarët e shoqatave/klubeve anëtare të Federatës e thane nga një fjalë rasti për të delegatët dhe të ftuarit në Kuvend.

Kryetari prezantoi raportin e punës dhe financiar për vitin 2019 dhe 2020. Raportet u miratuan njëzëri.
U prezantuan ndryshimet e propozuara statutore dhe u hap diskutimi për plotësimin/miratimin e tyre.

Ndryshimet statutore të miratuara njëzëri nga delegatët në Kuvend:

1. Përbërja e anëtarëve të kryesisë të ketë përfaqësim gjinor jo më pak se 30% të gjinisë femërore.
2. Kryesia të ketë Kryetarin, dy (2) nënkryetar dhe tetë (8) anëtarë.
3. Anëtarët e Kryesisë mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme deri në më së shumti tri (3) mandate.
4. Mandati i Kryetarit/es prej 4 vjetëve të jetë (1+1).

Image

Delegatët vendosën që për propozimin e përfaqësimit të barabartë të shoqatave/klubeve në kryesi nga tërë territori Kosovës të vendoset në Kuvendin tjetër.

Image

Pas këtyre ndryshimeve statutore u ftuan dy kandidatët për Kryetar të prezentojnë programin e tyre për udhëheqjen e komunitetit në katër (4) vitet e ardhshme. Gara për kryetar e më shumë se një kandidati paraqiti një domethënie të rëndësishme duke ngritur nivelin e demokracisë zgjedhore.

Image

Pas votimit me vota të fshehta u zgjodh kryesia e re e Federatës:
1. Arianit Nikçi, Kryetar
2. Teuta Bicaj, nënkryetare
3. Sadik Shporta, nënkryetar
4. Donika Matoshi, anëtare
5. Gani Syla, anëtar
6. Deni Hameli, anëtar
7. Nol Krasniqi, anëtar
8. Masar Kabashi, anëtar
9. Besnik Dujaka, anëtar
10. Gëzim Deliu, anëtar
11. N.N., vend i rezervuar për një anëtare të gjinisë femrore që delegatët ja besuan kryesisë se re dhe kryetarit të vendos.

Gjykata e Nderit:
1. Florentina Hoti
2. Luljeta Krasniqi
3. Gezim Konjusha 

Këshilli Mbikqyrës:
1. Bekim Gaxherri
2. Vehbi Tahiri
3. Shqipe Mula

Kuvendi u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve me motivacionin “për rrugëtimin tuaj me bjeshkatarët dhe alpinistët e Federatës”.

Me këtë rast, falenderojmë Kryetarin e KOK, z. Besim Hasani për pjesëmarrjen dhe monitorimin e punës dhe procesit zgjedhor në Kuvend, z. Ejup Magjera Kryetarin e nderit të Federatës, kryetarin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor z. Artur Guni dhe Arben Shatin që na nderuan me ardhjen e tyre nga Shqipëria.

Falënderimet dhe urimet e përzemërta për të ftuarit si mbështetës të parezervë dhe pashterrshëm në zhvillimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit të cilët nuk patën mundësi të ishin me ne në Kuvend: Aleksandër Bojaxhiu, Xhimi Begeja, Abdurrahim Abdushi, Mrika Nikçi dhe Uta Ibrahimi!

Kryetarit të ri dhe kryesisë së re - suksese në zhvillimin e mëtutjeshëm të bjeshkatarisë dhe alpinizmit dhe në bashkpunimin rajonal e ndërkombëtar me komunitetin bjeshkatar dhe alpinist!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat