Nënshkruhet memorandumi mes Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Alpinizem

Nënshkruhet memorandumi mes Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:09
Nënshkruhet memorandumi mes Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Federata Bjeshkatare dhe Alpiniste e Kosovës, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e memorandumit me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. 

"U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. 

Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Salvador Elmazi dhe kryetarit të FBAK-ut, Arianit Nikçi.  

Ky memorandum është hartuar në kontekstin e bashkëpunimit institucional të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes ( Forcave të Sigurisë së Kosovës) dhe Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës,  për vendosjen e bashkëpunimit për kërkim dhe shpëtim dhe lejon veprime që do të ndërmerren nga palët për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin në fushëveprimin e tyre përmes pjesëmarrjes në përgatitjen, trajnimet, aktivitetet, ushtrimet të përbashkëta dhe operacioneve reale të kërkim dhe shpëtimit. Bashkëpunimi ka parim vullnetin e mirë, profesionalizimin dhe shërbimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", - thuhet në njoftimin e FBAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat