Alpinistja e mirënjohur e Kosovës: Një police në Prizren, mu drejtua: Ta ha zemrën 

Alpinizem

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës: Një police në Prizren, mu drejtua: Ta ha zemrën 

Nga: K. Goca Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:49
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, kudo që shkon, ka respekt të veçantë. 

Trimëresha e Kosovës, sot u befasua në qytetin e lashtë në Prizren, për respektin nga ana e polices së Republikës së Kosovës.

“Sot në Prizren deri sa po shëtisja nëpër Shadërvan me turistë, më ndali një police edhe më tha:

A je bre ti qajo… , i thash: ‘Po, unë jam’.

Me tha: ‘Ta ha zemrën..’. 

I thash: ‘Edhe unë ty’.

Momente si kjo të bëjnë mu ngjit 7 herë maja 8000 metërshe edhe me vazhduar ende”: ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat