Lajm i madh për sportin e Kosovës, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive anëtar i ri i Federatës Ndërkombëtare

Alpinizem

Lajm i madh për sportin e Kosovës, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive anëtar i ri i Federatës Ndërkombëtare

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:53
Logo e Federatës Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive

Edhe një lajm i madh për sportin e Kosovës, vjen nga Singapori, ku u mbajt Asambleja Gjenerale e Federatës Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive - FBNSK, është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive.

“IFSC i ka mirëpritur Federatat e reja në familjen e saj në Asamblenë e Përgjithshme XIX në Singapor, duke e dërguar totalin në 99 nga e gjithë bota.

Shtimi i Islandës, Kosovës, Kuvajtit, Libanit dhe Marokut, do të thotë se Federata Ndërkombëtare është drejt 100-shit, duke përfaqësuar një rritje nga 57 anëtarët themelues në vitin 2007”, thuhet mes të tjera nga federata ndërkombëtare.

Kryetari i FBNSK-së, Arianit Nikçi, është i lumtur për pranimin e federatës në asociacionin ndërkombëtar.

“Si rezultat i angazhimit të përkushtuar dhe përmbushjes në tërësi të kritereve të parapara, Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive, në Asamblenë Gjenerale XIX të mbajtur në Singapor, me  31.03.2023, aprovojë kërkesën e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive – FBNSK, duke e pranuar si anëtare të re, me të drejta të plota”, ka bërë të ditur Nikçi.

“Ngjitja sportive u konfirmua zyrtarisht si një sport shtesë në programin e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Ky sport, ka fituar besueshmëri jo vetëm si sport konkurrues, por edhe për vlerat e tij sociale.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportiv e Kosovës, në programin e saj të veprimit i ka dhënë prioritet aktiviteteve te Ngjitjes Sportive me qëllim të avancimit të këtij sporti në Republikën e Kosovës, masovizimit tek të rinjtë, zbulimin dhe përgatitjen e garuesve të cilët do të prezantojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive (IFSC) u krijua më 27 janar 2007 si vazhdim i Këshillit Ndërkombëtar për Ngjitje në Garë, i cili u krijua në 1997.

Objektivat kryesore të IFSC janë drejtimi, rregullimi, promovimi, zhvillimi dhe avancimi i garave të ngjitjes në mbarë botën. E njëjta,  organizon dhe mbikëqyrë garat e ngjitjes në mbarë botën”, thotë Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat