Politika që lind nga përçmimi dhe fyerja: Ja çfarë i bën kaq popullorë udhëheqësit populistë

Analiza

Politika që lind nga përçmimi dhe fyerja: Ja çfarë i bën kaq popullorë udhëheqësit populistë

Nga: Eyal Winter Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Bolsonaro, Erdogan, Netanyahu, Dutere, Trump, Orban dhe Modi. Përkrahësit e populistëve nuk janë më pak inteligjentë sesa kundërshtarët e tyre. Ata mund të jenë më pak të arsimuar, por arsimimi dhe inteligjenca janë dy gjëra të ndryshme.

Mbështetja ndaj udhëheqësve populistë nuk diktohet nga njerëz të pa privilegjuar që protestojnë kundër pabarazisë sociale dhe ekonomike. Përkrahësit e populizmit nuk kanë asnjë problem me të pasurit e vendit të tyre. Përkundrazi, një kusht gati i domosdoshëm për tu bërë një udhëheqës i djathtë populist është të jesh i pasur.

Vija që i ndan dy grupimet, populistët dhe anti-populistët, nuk është ajo që ndan mençurinë nga marrëzia, ose të pasurin nga i varfri. Vija ndarëse është kryesisht arsimimi. Përpjekjet e dukshme të Donald Trump për të shmangur shkencën dhe mjekësinë, spastrimi nga Erdogani i gati 1600 dekanëve nëpër universitete, dhe lufta e Orban kundër universitetit më prestigjioz të vendit të tij, janë që të gjitha mjetet me të cilat populistët po e tërheqin këtë vijë ndarëse.

Por ndërkohë ekziston edhe një tjetër vijë ndarëse e lidhur më të parën, por pa dyshim më e rëndësishme sesa arsimi:fyerja. Kjo vijë ndan ata që mendojnë se grupi tjetër po i shikon me përçmim,dhe atyre që janë të gatshëm që t`a pranojnë se po, ata që i shohin me përçmim janë ata që votojnë për populizmin.

Mbështetësit e populistëve e dinë që udhëheqësit e tyre janë gënjeshtarë dhe të korruptuar, se politikat e tyre janë kundër interesave të tyre. Por ashtu si ai, që të gjitha këto janë më pak të rëndësishme sesa fyerja, dhe ata do të vazhdojnë të votojnë për udhëheqësin e tyre populist për t’i shkaktuar dhimbje atyre që i shohin me syrin e keq.

Pra, atyre që ata besojnë se janë më të “zgjuar dhe më etikë”. Këta votues po e përdorin votën si një plumb. Dhe ashtu si elitat, edhe ata që e kundërshtojnë populizmin çuditen mbi atë që i bën njerëzit të votojnë për një udhëheqës kaq të neveritshëm?

Përfundimi i tyre i rremë, është se këta votues janë thjesht budallenj, një përfundim që i bën ata të shohin me vëmendje grupin tjetër, çdo ditë nga një pikëpamje pak më e lartë. Nga ana tjetër, kjo qasje e intensifikon ndjenjën e fyerjes midis atyre që e mbështesin paksa populizmin, duke i bërë ata të tregojnë një mbështetje shumë më të fortë për udhëheqësin e tyre populist.

Ky cikël vicioz,e ushqen dhe e forcon populizmin. Interesant është fakti që gati të gjithë në botë i fajësojnë gjithmonë të djathtët se nuk janë mjaft të zgjuar në zgjedhjet e tyre politike. Nga ana tjetër, të djathtë nuk i fajësojnë kurrë rivalët e tyre se nuk janë shumë të zgjuar.

Ata zakonisht i konsiderojnë ata si të këqij dhe ndonjëherë tradhtarë, por jo budallenj. Ky reflektim i ndryshëm, dëshmon faktin se një grup ndihet i fyer dhe tjetri është realisht fyes. Para referendumit të Brexit dhe para zgjedhjeve të fundit në SHBA, m’u kërkua të hidhja firmën mbi një peticion të hartuar nga profesorë të ekonomisë, që pretendonin se Brexit  dhe rizgjedhja e Trump, do të kishin efekte shkatërruese në ekonomi.

Me gjithë besimin se këto deklarata janë të sakta, unë refuzova t’i nënshkruaj këto dy peticione, dhe u kërkova kolegëve të mi të hiqnin dorë nga kjo iniciativë. Këto peticione bazohen në një strategji vetë-dëmtuese për ata që dëshirojnë të dobësojnë kauzat populiste, pasi ato janë më shumë sesa një shikim përçmues ndaj grupimit tjetër.

Ato paraqesin shikimin nga lart-poshtë të njerëzve “liliputë” nga bedenat e një “kulle të fildishtë”. Nga këndvështrimi i një anëtari të grupit tjetër, kjo është si t’i thuash: “Dëgjojeni atë që themi, ne i dimë gjërat më mirë se sa ju, dhe duam më të mirën për ju. Meqë nuk jeni në gjendje të kuptoni shkallën e katastrofës që mund të shkaktojnë zgjedhjet tuaja politike fëminore, duhet të na e lini neve që të vendosim në emrin tuaj”.

Dhe ka shumë dyshime nëse një deklaratë e tillë mund t’i spostojë votat majtas. Po në lidhje me liderin populist? Në të gjitha vendet ku ai ka sukses, ai përdor gjithmonë të njëjtën strategji të dyfishtë:Nga njëra anë i bind mbështetësit se kundërshtarët e tij po i shohin me sy të keq, dhe nga ana tjetër gjeneron mjaftueshëm zemërim në mesin e kundërshtarëve të tij, në mënyrë që protesta e tyre t`i shërbejë atij si një lëndë e parë për “industrinë” e tij të fyerjeve.

Trump i ka shijuar gjithmonë protestat kundër tij.

Ai e dinte që ato do të rrisin mbështetjen midis atyre që tashmë e mbështesin, se kjo do të rriste pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, dhe kësisoj edhe shanset e tij për t’u rizgjedhur. Në shumicën e vendeve ku mbretëron populizmi, të dyja grupet bien pre e manipulimeve nga populisti; dhe secili në mënyrën e vet.

Kjo është mënyra se si u mund Hilari Klinton, kur iu referuar mbështetësve të Trump si një “tufë mjeranësh”. Klinton e dinte që ky etiketim nuk do ta ndihmonte fushatën e saj, por ashtu si njerëzit të cilëve ajo po ju referohej që vepruan në bazë të fyerjeve ndaj tyre, edhe ajo veproi në bazë të zemërimit të saj. /Bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat