Të dhënat nga neuroshkenca rreth fiziologjisë së trurit gjatë përdhunimit seksual

Analiza

Të dhënat nga neuroshkenca rreth fiziologjisë së trurit gjatë përdhunimit seksual

Nga: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD Më: 19 korrik 2021 Në ora: 14:17
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD

Fatëkeqësisht dhunimet seksuale që ushtrohen ndaj fëmijeve, adoleshentëve e po ashtu edhe ndaj të rriturve janë të shpeshta në tër vendet e botës. Në të shumtën e rasteve viktimat e dhunuara nuk kanë guxim ta lajmërojnë dhunesin në organet e drejtësisë, sepse ato/ata ndihen të turpëruar-a nga rrethi ose janë të kërcenuar-a nga dhunuesit. Fatëkeqësisht shumë nga gjyshet, nënat, gratë dhe motart tona kanë perjetuar dhunë seksuale nga paramilitarët e shtetit fashisht serb, gjatë luftës së Kosovës dhe fare pak është bërë qe kriminelët serb të dalin përpara derjtësisë. Po ashtu dhunimi seksual edhe pse i mbajtur si temë tabu në tervat Shqiptare vazhdonë të ndodhë. Ky fenomen anti-njerzor, viktimes dhe familjes së viktimes i kushtonë shumë stres, i cili sipas zbulimeve të reja shkencore nga gjenetika, mund të përcillët edhe në gjenet e pasardhëse.

 Duke u bazuar në faktet se policia dhe juristët nuk janë të trajnuar për të pasur njohuri se si vepronë fiziologjia e trurit të viktimes në situata të dhunës seksusle, fatëkeqësisht të lartëpermendurit shpesh here “në mungesë të faktëve” vendosin kundër viktimes, duke i dhënë të drejtë dhunuesit.

Ky shkrim, i bazuar në të dhënat më të reja shkencore ka për qëllim të prodhonë  dritë se si reagon truri i viktimës gjatë përdhunimit seksual dhe përse viktimat nuk janë në gjendje që ti përshkruajnë detajet e dhunimit, të cilat janë të rendësishme për policinë dhe gjygjsorin për të marrë vendime.

Kur dikush përjeton një ngjarje traumatike ose përjeton një frikë ekstreme, kimia e trurit ndryshohet dhe truri fillon të funksionojë ndryshe - kjo quhet "Qarku i Frikës" dhe është një mekanizëm mbrojtës, të cilin të gjithë e kemi brenda nesh. Neurobiologjia e traumës - në thelb efektet e traumës në tru - është e rëndësishme të kuptohet sepse ndihmon në menjanimin e keqkuptimeve të zakonshme dhe fajësimin e viktimave për dhunën në bazë gjinore dhe ndihmon të mbijetuarit të kuptojnë përvojën e tyre dhe pasojat në një mënyrë të re.

Të kuptuarit se si ndikon trauma në tru, ndihmon për të menjanuar keqkuptimet e zakonshme dhe deklaratat fajtore të viktimave në lidhje me dhunën seksuale.

Si reagon truri i viktimes gjatë përdhunimit seksual?

Korteksi prefrontal i trurit

Korteksi prefrontal është pjesa vendimmarrëse e trurit, është pjesa e trurit përgjegjëse për të menduarit racional, planifikimin e përgjigjeve efektive, duke kujtuar informacione të rëndësishme, etj. (Arnsten, 2015).

Kërkimet shkencore të Arnsten (2015) deshmuan se ekspozimi ndaj stresit akut, të pakontrollueshëm rrit çlirimin e katekolaminës në korteksin prefrontal, duke zvogëluar ndezjen e neuroneve dhe duke dëmtuar aftësitë njohëse. Nivelet e larta të katekolaminave forcojnë lëvoret kryesore shqisore dhe amigdalën (pjesen e trurit qe prodhonë shumë frikë) duke lëvizur me shpejtësi trurin nga kontrolli reflektues në atë refleksiv të sjelljes. Këto mekanizma rritën nga ekspozimi i stresit, ku ndryshimet arkitektonike çojnë në humbje të vazhdueshme të funksionit të korteksit prefrontal.

Kur një person është duke përjetuar një ngjarje traumatike ose një frikë ekstreme, "Qarku i Frikës" i tyre mund të fillojë dhe korteksi paraballor (prefrontal i trurit) fillon të funksionojë më pak në mënyrë efektive. Kjo do të thotë që në mes të traumave, një person mund të mos jetë në gjendje të mendojë për situatën dhe të marrë vendime siq është p.sh. thirrja për ndihmë. Nuk është çështje zgjedhjeje - truri i tyre është në modalitetin e mbijetesës dhe qarqet e frikës anashkalojnë tërësisht korteksin prefrontal të trurit (lëvoren e trurit paraballore).

Shumë njerëz janë të njohur me konceptin e "luftës ose ikjes", por hulumtimet më të reja nga neuroshkenca  tregojnë se ekziston një përgjigje e tretë e quajtur "ngrirja". Ngrirja është reagimi më i zakonshëm ndaj traumës ose frikës, në vend që personi të luftojë ose të largohet ajo/ai ngrihet.

Përveç ngrirjes, disa të mbijetuar mund të përjetojnë reflekse ekstreme të mbijetesës palëvizshmëri atonike ose alivanosje (e humbin vetëdijen). Të çalosh, të ndjehesh "i përgjumur" ose të jesh jashtë, ose të jesh plotësisht i paaftë të lëvizësh ose të flasësh janë mekanizma mbijetese të lidhura fort në trurin tonë - madje edhe grabitqarët më të fortë, si peshkaqenët regaojnë kështu në situata të tejstresusra. Ky fenomen nuk është një shenjë e dobësisë, as nuk është një zgjedhje që personi e bën në situata të tilla (Arnsten, 2015).

Shkëputja

Të mbijetuarit gjithashtu mund të përjetojnë një “shkëputje”, e cila është një refleks mbijetese ku dikush mund të ndihet i shkëputur nga trupi i tyre ose mund të kalojë në modalitetin "auto-pilot". (Hopper, 2017).  Në modalitetin auto-pilot, një person nuk mund ta përdor lëvoren e tij paraballore të trurit (korteksin prefrontal) për të marrë vendime, por përkundrazi mbështetet në mënyrat e zakonshme të qenies. Përgjigjet zakonore janë të rrënjosura në socializim - për shembull, gratë shoqërohen për të qenë të sjellshme dhe të këndshme, për të "shpëtuar fytyrën" ose për tu qetësuar. (Hopper, 2017).  Kjo do të thotë që gjatë një sulmi, një person mund të përfshihet në veprime seksuale, të thotë gjëra të sjellshme, madje edhe të buzëqeshë, por ajo/ai nuk është dakord; ajo/ai në të vërtetë po përjetojnë frikë ekstreme dhe truri i sajë/tij operon në auto-pilot si një mekanizëm mbijetese.

Memorjet (Kujtimet)

Bazuar në të dhënat nga nerurshkenca (Schwabe, 2017; Hopper, 2017) kujtimet kodifikohen ndryshe gjatë një ngjarje traumatike. Truri nuk kodifikon kujtimet në rend kronologjik, ka boshllëqe në kujtesë (memorje). Vëmendja e përqendruar në tru gjatë sulmit ka më shumë të ngjarë të kodifikohet në kujtesë sesa detajet e periferisë. Për shembull, një e/i mbijetuar mund të ketë një kujtesë shumë të qartë të erës së parfumit të autorit të veprës, por nuk ka ndonjë kujtesë se si dukej dhoma ku është kryer krimi seksual. Informacioni kontekstual (p.sh., dizajni i dhomes) dhe informacioni ‐ renditja e kohës (p.sh., rendi në të cilin kanë ndodhur veprimet seksuale) shpesh janë të koduara keq. Përsëri, kjo nuk është një zgjedhje e vetëdijshme që një e/i mbijetuar po bën për atë që të përqëndrohet ose të kujtojë gjatë një sulmi; është një ndikim i zakonshëm në tru kur fillon përgjigjja e mbijetesës së "qarkut të frikës" (Hopper, 2017).  

Të gjitha këto bazohen në procese normale të trurit që ndodhin jashtëzakonisht shpesh në situata stresuese dhe traumatike. Këto mund t'u ndodhin oficerëve të policisë, ushtarëve - kushdo që sulmohet ose ka frikë për jetën e tyre.

Konkludim

Njohuritë e përshkruara më lartë mundti ndihmojnë në radhë të parë viktimes së prdhunimit seksual, qe mos ta akuzojë veten psh. “përse nuk kam ikur”, “përse nuk kam luftuar”, “përse nuk kam thirrur për ndihmë” etj. Të njëjtat infromata të përshkruara në këtë artikull mund ti ndihmojnë familjarët e viktimes qe të kenë empati ndaj viktimes dhe ta kuptojnë se viktima nuk ka mundur të bëjë asgjë për ta mbrojur veten nga dhunuesi. Këto infomata veçanërisht do duhej ti shërbenin policisë dhe juristëve, që ta pranojnë faktin se viktima përshkak të proceseve fiziologjike të trurit gjatë stersit të perdhunimit seksual, nuk është ne gjendje ti përshkruaj detajet e dhunuesit.

Është një përgjegjjsi sociale e çdo qenje njerzore të jetë aktiv në parandalimin e dhunës seksuale ndaj fëmijeve, e po ashtu ndaj të rriturve. Shoqëria dhe ligji duhet të kenë zero tolerancë ndaj krimineleve qe ushtrojnë dhunë seksuale. Familja, shoqëria, shkollat, shtetet duhet t’ua mësojnë sa më heret femijeve principet e inteligjencës emocionale, empatinë etikën njerzore, moralin, komunikimin, ndëgjimin aktiv dhe kompetenca tjera, që përcaktojnë civilizimin e një shoqërie, përndryshe edhe në të ardhmen do kemi kriminel e përdhunues seksual. Po ashtu prindërit edhe shkolla duhet të ju mësojnë fëmijeve sa më herët edukatën seksuale. Parandalimi i dhunës seksuale është një fenomen multidimesional dhe multiprofesional. Nese ne sëbashku punojmë dhe inbestojmë sot në preventivë, nesër do kemi më pak kriminel të dhunës seksuale.

Referencat:

1. Arnsten, A. F. T. (2015). Stress weakens prefrontal networks: molecular insults to higher cognition. Nature Neuroscience, 18, 1376‐1385.

2. Hopper, J. (2017). Sexual Assault & the Brain. https://www.jimhopper.com/topics/sexual-assault-and-the-brain/ (18.7.2021).

3. Schwabe, L. (2017). Memory under stress: From single systems to network changes. European Journal of Neuroscience, 45, 478‐489.

Autori: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat