Analizë reale që tregon fatkeqësi për Putinin: “Ushtria ruse do ta ketë fundin në qershor”

Analiza

Analizë reale që tregon fatkeqësi për Putinin: “Ushtria ruse do ta ketë fundin në qershor”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:12
Sherif Ramabaja

Luftimet mes ushtarëve ukrainas dhe rusë janë duke u ndezur aktualisht, veçanërisht në rajonin e Donbass. Por edhe këtu ushtria e Putinit ka të vështirë të papritura në pushtimin e zonave. Analiza në kohë reale tregon lëvizjet e trupave ruse që nga marsi.

Raporti mbi situatën i shtabit të përgjithshëm ukrainas tha të enjten se 14 sulme të armikut ishin zmbrapsur kohët e fundit atje. Platforma UA War Data, tregon se agresorët rusë duhej të hiqnin dorë nga pjesë të mëdha të territorit të pushtuar, që i kishin marrë tashmë gjatë 12 javëve të fundit.

Plani origjinal i Putinit, doli të ishte një gjykim i gabuar.

Të dhënat e lëvizjes së trupave sugjerojnë se në fillim të pushtimit, qëllimi i Putinit ishte të rrethonte njësitë luftarake ukrainase në lindje nga veriu dhe jugu, në një lëvizje rrethuese të formës së patkoit. Megjithatë, plani fillestar për të vendosur një urë tokësore midis Krimesë dhe Donbasit, shpejt doli të ishte një gjykim i gabuar ushtarak.

Pas disfatës në Kiev, Moska ka reduktuar ndjeshëm hapësirën e mundshme, për një lëvizje të formës së patkoit. Që nga prilli, luftimet kryesore kanë qenë në zonat përreth qytetit të Izyum në veri dhe në jug drejt Donetsk. Në fillim të majit, udhëheqja ushtarake ruse detyrohej të zvogëlonte përsëri zonën. Tani Izyum ishte objektivi i vetëm i trupave.

Eksperti ushtarak: "Nëse kjo situatë vazhdon kështu, pritet që ushtria ruse deri në qershor, do të jetë në fund të fuqisë së saj sulmuese "

Gustav Gressel, rus dhe ekspert ushtarak në institutin ndërkombëtar të mendimit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, e vlerëson situatën për ushtarët e Moskës si të zymtë. Me kërkesë të “Süddeutsche Zeitung” ai shpjegoi: “Ofensivja ruse kishte vështirësi fillestare, koordinimi i sulmeve mes tyre ishte i dobët.” Ushtria ukrainase ishte në gjendje të shfrytëzonte kohën, për të hyrë në një pozicion të mirë mbrojtës.

Në luftën shkatërruese që pasoi, Rusia deri më tani ka dështuar t'i mbajë humbjet e veta të ulëta - pretendimet e saj territoriale dhe planet e saj ushtarake, nuk erdhën duke u përmirësuar. Megjithatë, tani duket se ushtria e Putinit, nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë më gjatë me ofensivën aktuale. Përfundimi i Gressel: "Nëse kjo vazhdon kështu, ushtria ruse në qershor do të jetë në fund të fuqisë së saj sulmuese ".

Lufta e lëvizjes do të shndërrohej më pas, në një luftë të zgjatur pozicionesh, sipas ekspertit. Vlerësimi përkon me atë të shumë ekspertëve të tjerë të sigurisë dhe ushtarakëve.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat